AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Seminari për Pyetësorin e Analizës së Nevojave për Trajnim, organizuar në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në SEE – EQET SEE

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Seminari për Pyetësorin e…

U mbajt në Tiranë, në datat 4 dhe 5 tetor 2022, Seminari për Pyetësorin e Analizës së Nevojave për Trajnim, organizuar në kuadër të projektit Rritja e cilësisë së arsimit dhe trajnimit në SEE – EQET SEE dhe komponenti i tij i Sigurimit të Cilësisë (QA).

Gjatë seminarit, Grupi Rajonal i Punës, i përbërë nga Pikat Kombëtare të Koordinimit (NCP) të EQET SEE për Sigurimin e Cilësisë dhe ekspertë të emëruar nga secila ekonomi: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova*, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, duke përfshirë Përfaqësuesit e ERI SEE-së dhe ekspertin holandez për vlerësimin e jashtëm Z. Herman Franssen, analizuan propozimin e pyetësorit për nevojat e trajnimit të vlerësuesve të jashtëm në arsimin para-universitar në rajon dhe arritën konsensus për strukturën dhe përmbajtjen e tij.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan përdorimin e pyetësorit të analizës së nevojave për trajnim, praktikat ekzistuese dhe të nevojshme të vetëvlerësimit dhe vlerësimit, si dhe hapat për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e politikave të burimeve njerëzore të Agjencive të Sigurimit të Cilësisë në rajon.

Ky pyetësor do të përdoret për mbledhjen e të dhënave për nevojat e zhvillimit profesional të vlerësuesve të jashtëm që do të shtohen në programin e moduleve të trajnimit rajonal, e do të zhvillohen nga ERI SEE në periudhën në vazhdim. Pyetësori do të përshtatet gjithashtu për përdorim kombëtar në shtatë ekonomi nga Grupet Kombëtare të Punës.

Të dhënat nga takimi do të shërbejnë gjithashtu për zhvillimin e udhëzimeve rajonale për rekomandimet e politikave të Burimeve Njerëzore në lidhje me vlerësuesit e jashtëm.