Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullores së brendshme të AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
- Hartimin e programeve të kualifikimit për mësimdhënësve të kulturës profesionale në AFP, si më poshtë:
- Programit të kualifikimit për mësimdhënësit e teorisë/praktikës profesionale, të emëruar si mësimdhënës me kohë të plotë dhe zotërojnë të paktën diplomë të nivelit master profesional ose të barasvleftshëm, në fushat profesionale përkatëse.
- Programit të kualifikimit për mësimdhënësit e praktikës profesionale, të emëruar si mësimdhënës me kohë të plotë dhe zotërojnë të shkollim të mesëm profesional, pas të mesëm profesional, ose diplomë të nivelit bachelor, në fushat profesionale përkatëse.
- Kërkesat për hartuesit e Programeve të kualifikimit për mësimdhënësit të kulturës profesionale në AFP:
2.1. Kërkesa të përgjithshme:
- Të jenë të dipllomuar në arsimin e lartë në nivelin “master” ose të barasvleftshëm me të.
- Të kenë përvojë mësimdhënieje (teorike dhe/ose praktike) në arsimin e mesëm profesional ose në arsimin e lartë.
- Të kenë jo më pak se 5 vite përvojë pune në sektorin e arsimit.
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj.
- Të zotërojnë aftësi të mira kompjuterike.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
- Të kenë përvojë si trajnerë të mësimdhënësve, veçanërisht të atyre në AFP.
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve në mbështetje të zhvillimit profesional të mësuesve.
- Të jenë angazhuar në projekte dhe programe për zhvillimin e vazhduar profesional të mësuesve.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesën për aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi).
- Jetëshkrimin (CV).
- Fotokopjen e Diplomës së arsimit të lartë.
- Kopje të dokumentave që tregojnë kohëzgjatjen e përvojat në punë, sipas kërkesave të mësipërme.
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 3 javore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 26 Maj 2022, ora 16:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, brenda 5 ditësh pune nga përfundimi i afatit të aplikimit, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087