Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr. 7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr. 69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10247, datë 04.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligji nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 datë 15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, e ndryshuar me urdhrin nr. 8, datë 05.01.2022, nr. 10 protokolli, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
- “Hekurkthyes dhe betonues”
- “Mobilier”
Kandidatët për hartimin e standardit të profesionit “Hekurkthyes dhe betonues” dhe “Mobilier” duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorë kompjuterin.
Kërkesa të veçanta për hartuesit e standardit të profesionit, ekspertë nga biznesi:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën përkatëse profesionale;
- Të njohë metodologjinë e hartimit të standardit të profesionit;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional;
- Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse dhe/ose mësimdhënie.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së arsimit të lartë ose të mesëm;
- Dokument vërtetues që vërteton kohëzgjatjen e përvojës në punë (fotokopje e librezës së punës ose vërtetim) në fushën përkatëse;
- Fotokopje të dokumenteve që tregojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (nëse disponohen).
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).
- Ky angazhim do të realizohet për një periudhë me kohëzgjatje 1 (një) mujore.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 03.06.2022, ora 14.00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë
Email: info@akafp.gov.al