- Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të reja të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Multimedia”, Niv. IV i KSHK (në drejtimin “Teknologji informacioni dhe komunikimi”).
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Administrim zyre”, Niv. IV i KSHK (në drejtimin “Ekonomi biznes”).
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për hartimin e skeletkurrikulit:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
- Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave të arsimit profesional;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje dy mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 21 Qershor 2021, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë
Tel. 04 22 37087