AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Konkursi EuroSkills 2014

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Konkursi EuroSkills 2014
Me mbështetje të ETF (European Training Foundation – Fondacioni Evropian i Trainimit) një grup i përbërë nga Stavri Lako, punonjës në Drejtorinë e Arsimit dhe Formimit Profesional në MMSR, Erind Bejko, Drejtor i Drejtorisë së Programeve Aktive të Tregut të Punës në SHKP, Ejvis Gishti, Përgjegjëse e Sektorit të Profesioneve dhe Kualifikimeve Profesionale në AKAFPK dhe Teuta Braço, Përgjegjëse e Sektorit të Administratës, Financës dhe Teknologjisë së Informacionit mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Euroskills në Lille të Francës në datat 2-4 Tetor 2014. WorldSkills Evrope është një organizatë jo fitimprurëse, e cila nxit ekselencën në fushën e aftësive dhe zhvillimit të kompetencave. Organizata vlerëson dhe ndërgjegjëson mbi rëndësinë e ekselencës profesionale dhe cilësinë e lartë të arsimit dhe formimit profesional për Evropën. Për këtë qëllim ajo organizon çdo dy vjet një konkurs EuroSkills, i cili është një nxitje spetakolare e profesioneve për të rinjtë e moshes 18-25 vjeç, bazuar në zhvillimet e fundit të aftësive profesionale në mbarë Evropën. Gara evropiane EuroSkills 2014, Lille – Francë, u përqendrua në performancën e qindra talenteve evropiane, të zgjedhur përmes konkurseve të aftësive të tyre në vendet përkatëse. Më të mirët e profesionistëve të rinj evropianë shfaqën talentin e tyre në këtë konkurrim. Gjatë garës EuroSkills shtetet anëtare, partnerët ndërkombëtarë të industrisë, institucionet qeveritare dhe institucionet arsimore, përfaqësues të shoqërisë civile u bashkuan për të inkurajuar aftësitë dhe kompetencat e standardeve botërore në Evropë. Morën pjesë 25 vende, duke numëruar 450 konkurrentë gjithsej në 41 profesione (skills), të shoqëruar nga bashkatdhetarët e tyre, shokët dhe mbështetësit e aftësive profesionale. Shqipëria, megjithëse ende nuk është anëtare e Euroskills, u përfaqësua nga një delegacion, i cili negocioi lidhur me pjesëmarrjen Shqipërisë në të ardhmen. Kjo ishte një përvojë e madhe për pjesëmarrësit dhe një frymëzim për të gjithë. EuroSkills 2014 morri vëmendje të madhe të mediave vendase dhe të huaja. Gjithashtu, kjo garë u shoqërua nga rreth 90 000 mijë vizitore, nga të cilit qindra nxënës të moshave të ndryshme që vizitonin në mënyrë të organizuar panele të ndryshme. U konkurrua për aftësi në fushat si: Transporti dhe Logjistika, Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit, Ndërtimi dhe Teknologjia e Ndërtimit, Artet dhe Moda Kreative, Prodhimi dhe Inxhinieria Teknologjike, Shërbimet Sociale dhe ato personale. Rezultati përfundimtar i konkursit Euroskills në Lille 2014, u bë zyrtar në ceremoninë e mbylljes dhe shpalljen e tre vendeve fituese më të mira, të cilët u vlerësuan me medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë. Më i miri i Evropës u vlerësua Oliver Anibas nga Austria, konkurrues në Kontrollin  Industrial, dhe për rrjedhojë Austria u klasifikua në vendin e parë. Në vendin e dytë  Franca dhe më pas  Finlanda. Më poshtë ndodhen disa pamje nga konkursi Euroskills 2014 U konkurrua për aftësi në fushat si: Transporti dhe Logjistika, Teknologjitë e Komunikimit dhe Informacionit, Ndërtimi dhe Teknologjia e Ndërtimit, Artet dhe Moda Kreative, Prodhimi dhe Inxhinieria Teknologjike, Shërbimet Sociale dhe ato personale. Rezultati përfundimtar i konkursit Euroskills në Lille 2014, u bë zyrtar në ceremoninë e mbylljes dhe shpalljen e tre vendeve fituese më të mira, të cilët u vlerësuan me medaljen e artë, të argjendtë dhe të bronztë. Më i miri i Evropës u vlerësua Oliver Anibas nga Austria, konkurrues në Kontrollin  Industrial, dhe për rrjedhojë Austria u klasifikua në vendin e parë. Në vendin e dytë  Franca dhe më pas  Finlanda. Më poshtë ndodhen disa pamje nga konkursi Euroskills 2014