AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

NJOFTIM I DATES 15 JANAR 2021 PËR VEND VAKANT: “ARKIVIST/PROTOKOLLIST”

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. NJOFTIM I DATES 15…
Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “Arkivist/Protokollist” me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).  Kriteret:
  • Kandidatët “Arkivist/Protokollist”, propozohet të plotësojnë këto kritere :
  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë,
  2. Te zotërojë diplomë të nivelit Bachelor në shkenca Ekonomike ose Shoqërore
  3. Të ketë përvojë pune;
  4. Të ketë aftësi të mira komunikuese;
  5. Të jetë shtetas shqiptar;
  6. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  7. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  8. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  9. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  10. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
  • Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së-Tiranë, dosjen me këto dokumente:
  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Jetëshkrim (CV)
  3. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
  4. Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
  5. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
  6. Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
  7. Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  8. Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
  1. Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi
Mosparaqitja  e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 20.01.2021, ora 16:30.  Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@akafp.gov.al