AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 9 Janar 2020 – Kërkohen bashkëpunëtorë për rishikim programi orientues të nivelit

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Rishikimin e programit orientues për kualifikimet profesionale:
  • Përpunim druri Niveli III
  • Ndërtim Niveli III
  • Teknologji ushqimore Niveli III
  • Veterinari Niveli III
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
  1. Kërkesa të përgjithshme
  • Të jenë shtetas shqiptarë.
  • Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
  • Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
  • Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
  1. Kërkesa të veçanta:
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
  • Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në fushën përkatëse, ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale apo zhvillojnë lëndët përkatëse.
  1. Kohëzgjatja
Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues për rishikimin e programit orientues për kualifikimet profesionale:do te jetë: Janar-Shkurt.
  1. Paraqitja e dokumenteve
Kandidati duhet të paraqesë brenda datës 15 janar 2020, ora 16.30 dorazi, në Zyrën e Administratës së  AKAFPK-së me adresë: Rruga: Mustafa Lleshi,  Godina e Thesarit të Tiranës, Kati i tretë, Tiranë, ose në rrugë elektronike (të skanuara) në adresën info@akafp.gov.al këto dokumente:
  • Kërkesë për Aplikim.
  • CV.
  • Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
  • Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit). Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e procedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve.