AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 25 Maj 2015

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 25…
AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE E KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR RISHIKIMIN E SKELETKURRIKULAVE EKZISTUESE TË ARSIMIT PROFESIONAL Për të mbështetur rishikimin e 5 Skeletkurrikulave ekzistuese të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon: Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Bujqësi” Niveli I. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore” Niveli III. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Ndërtim” Niveli I. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Përpunim druri” Niveli I. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti” Niveli I. Kërkesat për rishikuesit e skeletkurrikulave: 2.1. Kërkesa të përgjithshme për rishikuesit e skeletkurrikulave: Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar; Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; Të përdorin kompjuterin. 2.2. Kërkesa të veçanta për rishikuesit e skeletkurrikulave: Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë përvojë në hartimin e rishikimin e kurrikulave; Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës; 2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesë për Aplikim; CV; Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 29 Maj ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: teuta.braco@akafp.gov.al,