AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 30 janar 2018 – Kërkohen bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulave të arsimit profesional për vitin shkollor 2018-2019

Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Mekanikë”, Niveli I.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetësore”, Niveli I.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Teknologji kimike”, Niveli I.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Muratim dhe suvatim” Niveli II, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Teknologji e përpunimit të qumështit”, Niveli II, të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”.
  1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Prodhime druri gjysëm të gatshme”, Niveli II, të drejtimit mësimor “Përpunim druri”.
  1. Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 05 Shkurt 2018, ora 10:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497