Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të drejtimit “Kërkim shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji”, Niv. III i AP.
- Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale