Bazuar në njoftimet e AKAFPK-së të datës 03 Shkurt 2021: “Për rishikimin e 4 skeletkurrikulave të arsimit profesional për vitin shkollor 2021-2022”, dhe të datës 11 Shkurt 2021 “Për shtyrjen e afatit të aplikimit të bashkëpunëtorëve për rishikimin e një skeletkurrikuli të arsimit profesional”, komisioni bëri vlerësimin e kandidatëve që konkuruan mbi bazën e dosjeve, si specialistë të jashtëm me kontratë dhe vendosi të shpallë fitues:
· Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Shërbime kujdesi për të moshuar”, Niv. III i KSHK, të drejtimit mësimor “Shërbime social shëndetësore”:
1. Sadie Gjana – (specialiste e kategorisë së mesme)
2. Anita Gjoka – (specialiste e kategorisë së mesme)
3. Elidona Elezaj (Ukshini) – (specialiste e kategorisë së mesme)