Siguron krijimin e një sistemi unik të kualifikimeve profesionale, të njohura në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar bazuar në zbatimin e Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), siguron dhe garanton cilësinë e Listës Kombëtare të Profesioneve dhe Katalogut Kombëtar të Kualifikimeve Profesionale, standardeve të profesioneve dhe të kualifikimeve për nivelet 2-5 të KSHK-së, zbatimit të standardeve të programeve kombëtare, zhvillimit të standardeve të trajnimit të vazhduar të mësimdhënësve, specialistë të AFP-së, procesit të vlerësimit të cilësisë, si dhe të akreditimit të ofruesve të AFP-së.
Një sistem i integruar dhe fleksibël i kualifikimeve profesionale në përputhje me ndryshimet ekonomike dhe sociale, me nevojat e tregut të punës, i cili mundëson zhvillimin e burimeve njerëzore dhe infrastrukturore.