AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 2 Tetor 2024 – kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin/rishikimin e 10 programeve të kurseve të unifikuara të formimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit nr. 23/2018 Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 247, datë 4.3.2010, “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, Ligjit nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Urdhrit të Drejtorit të AKAFPK-së, nr. 21, datë 13.04.2023 “Për miratimin e Udhëzuesit për procedurat e përzgjedhjes dhe shpërblimit të specialistëve të jashtëm dhe bashkëpunëtorëve në projekte, me kontratë, për realizimin e veprimtarive zhvillimore të AKAFPK-së”, si dhe shkresës së dërguar nga AKPA Nr.prot.1955/1, datë 09.09.2024 për “Propozime dhe parashtrim i nevojave për programe të kurseve të unifikuara të formimit profesional, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
  1. Hartimin e 8 (tetë) Programeve të Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
  2. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Kujdestar për të moshuar”.
  3. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Picajol”.
  4. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Pastiçer”.
  5. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Bazat e programimit në Python”.
  6. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Ndërtimi i aplikacionit web në Python”.
  7. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Python për shkencën e të dhënave (data science)”.
  8. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Teknikë rrjeti kompjuterik”.
  9. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Kujdestar fëmijësh”.
  10. Rishikimin e 2 (dy) Programeve të Kurseve të Unifikuara të Formimit Profesional (FP), si më poshtë:
  11. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Rrobaqepësi”.
  12. Programin e Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Termohidraulikë”.
  13. Kërkesat për hartuesit/rishikuesit e Programeve të Kurseve të Unifikuara të FP:
3.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit/rishikuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë përvojë si mësimdhënës/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
3.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit/rishikuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  3. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë si mësimdhënës/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  4. Të kenë jo më pak se 3 vjet përvojë pune në profesionin përkatës
3.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale;
  4. Fotokopje të certifikatave të kualifikimeve në fushën përkatëse
  5. Kopje të dokumentacionit që vërteton vitet e punës si mësimdhënës dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës.
  1. Çdo grup pune për hartimin/rishikimin e Programeve të kurseve të unifikuara të formimit profesional do të jetë i përbërë nga 3 ÷ 5 bashkëpunëtorë të shpallur fitues. 
  1. Kontrata me bashkëpunëtorët që do të shpallen fitues do të ketë një kohëzgjatje 1,5 (një presje pesë) mujore, qysh nga data e nënshkrimit të saj.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 08 tetor 2024, ora 16:30. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info.akafp@akafp.gov.al  ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087  Vini re: Nëse aplikoni me e-mail, bashkangjitur, NUK duhet të dërgoni dokumente të ZIP-uara dhe madhësia e dokumentave NUK duhet të kalojë vlerën 2MB, në të kundërt duhet që të shpërndani dokumentat në më shumë se një mesazh aplikimi.