AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PËRSHKRIMIT TË KUALIFIKIMIT PROFESIONAL “Telekomunikacion”, NIVELI II, NË KKKP

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftime për bashkëpunëtorë
  6. /
  7. KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN…
I. Kandidatët për hartimin e përshkrimit të kualifikimit profesional, “Telekomunikacion”, niveli II në KKKP, duhet të plotësojnë këto kritere:
  1. Kërkesa të përgjithshme:
a)      Të kenë përvojë pune në fushën e elektronikës /telekomunikacion ose në mësimdhënie në këtë fushë; b)      Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; c)      Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; d)     Të përdorë kompjuterin. 1.1.Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi: a)      Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e elektronikës/Telekomunikacion apo në mësimdhënie; b)      Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në këtë fushë; c)      Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve; d)     Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional. 1.2  Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit: a)      Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse; b)      Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional; c)      Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  1. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së e elektronikës, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a)      Kërkesë për Aplikim. b)      CV. c)      Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 Shtator, 2014 ora 16:30 Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp-al.org. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: tbraco@ akafp-al.org.