I. Kandidatët për hartimin e përshkrimit të kualifikimit profesional, “Telekomunikacion”, niveli II në KKKP, duhet të plotësojnë këto kritere:
- Kërkesa të përgjithshme:
a) Të kenë përvojë pune në fushën e elektronikës /telekomunikacion ose në mësimdhënie në këtë fushë;
b) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
c) Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
d) Të përdorë kompjuterin.
1.1.Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi:
a) Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën e elektronikës/Telekomunikacion apo në mësimdhënie;
b) Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në këtë fushë;
c) Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve;
d) Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
1.2 Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit:
a) Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
b) Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
c) Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës së e elektronikës, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesë për Aplikim.
b) CV.
c) Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 17 Shtator, 2014 ora 16:30
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp-al.org.
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: tbraco@ akafp-al.org.