AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Konferencë mbi Launcimin e Platformës Elektronike për Arsimin e të Rriturve në Europë – EPALE 15 April 2015, Bruksel

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Konferencë mbi Launcimin e…
Platforma Elektronike për Arsimin e të Rriturve në Europë (Electronic Platform for Adult Learning in Europe -EPALE), e themeluar nën Programin Erasmus+, synon të bëhet pika kryesore e referencës për profesionistët e arsimit të të rriturve në Europë. Ajo ofron një vend për t’u takuar dhe për të diskutuar çështje të rëndësishme të arsimit të të rriturve si dhe për të këmbyer ide dhe materiale për të mbështetur praktikën profesionale. Ky tip i platformave komunitare është i pari i llojit të vet për sektorin e arsimit të të rriturve. EPALE u krijua në fillim të 2014 me iniciativën e Komisionit Europian dhe mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive të Arsimit dhe Kulturës Audiovizive (Executive Agency for Education, Audiovisual – EACEA). Karakteristikat kryesore të kësaj platforme u bënë operative gjatë fundit të 2014 dhe fillimit të 2015. Sajti i EPALE, tashme ofron një Kalendar të Aktiviteteve evropiane, një hapësirë lajmesh, një Qendër Burimore dhe pese Faqe Tematike që fokusohen në çështje të rëndësishme në Sektorin e Arsimit të të Rriturve. EPALE është ende në zhvillim e sipër – është një sajt komuniteti dhe meqë komuniteti rritet edhe sajti do të vazhdojë të zhvillohet. Meqë platforma po i afrohet kompletimit të saj, u organizua më 15 prill 2015, në Bruksel Konferenca e lancimit të EPALE. Konferenca kishte si objektiv prezantimin dhe njohjen me EPALE duke demonstruar se si mund të përfshihen vendet të ndryshme në kompletimin e platformës për të plotësuar nevojat e tyre dhe nevojat e sektorëve nëpër Europë. Në këtë takim 1 ditor kishte një pjesëmarrje prej 250 drejtuesish, ekspertësh dhe specialistë nga institucione dhe organizata evropiane dhe kombëtare. Këtu u prezantua puna e secilit nga Shërbim Mbështetës Kombëtar i EPALE. Gjithashtu, iu dha mundësia çdo pjesëmarrësi për të ofruar materiale promocionale të organizatave përkatëse të tyre duke i ekspozuar ato në një nga mjediset e konferencës. Prezantimet kryesore të EPALE u mbajtën nga z. Tibor Navracsics, Komisioner Europian për Edukimin, Kulturën, Rininë dhe Sportin. Me pas z. Michel Servoz, Komisioni Evropian, Drejtor i Përgjithshëm i Punësimit, Punëve Sociale; Alan Tuckett OBE, President i Këshillit Ndërkombëtar për Edukimin e të Rriturve; Ulf-Daniel Ehlers, Zëvendës President për Cilësinë dhe Çështjet Akademike në Universitetin Shteteror të Baden Ëurtenberg në Shtutgard, Gjermani; Graciela Sbertoli, Kryetare e Rrjetit të Profesioneve Bazë Evropiane (EBSN). Konferenca u shoqërua me pyetje dhe diskutime. Duke qenë se sajti zhvillohet dhe plotësohet vazhdimisht, do të ketë shumë mundësi për t’u përfshirë në të vende të ndryshme. Anëtarët e EPALE janë të ftuar të këmbejnë lajme, pikëpamje, ide dhe burime (përfshirë dokumente të politikës dhe materiale kryesore të prodhuara nga projektet) me të tjerët nëpër Europë. Për t’u bërë një Anëtar EPALE duhet të bëhesh përdorues i regjistruar i sajtit, mundësi që tashmë i është dhënë vendeve pjesëmarrës në konferencë, pra edhe AKAFPK-së e cila u përfaqësua në këtë konferencë.