Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e bankës së testeve për kualifikimet profesionale:
- Elektronikë, Niveli I;
- Përpunim druri, Niveli I;
- Tekstil-konfeksione, Niveli I;
- Teknologji ushqimore, Niveli I;
- Shërbime sociale dhe shëndetsore, Niveli I;
- Recepsion, Niveli II.
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
Kërkesa të përgjithshme
- Të jenë shtetas shqiptarë.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
- Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
Kërkesa të veçanta:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
- Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale..
Paraqitja e dokumenteve
Kandidati duhet të paraqesë brënda
datës 15 Maj 2015, ora 14:00 në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, këto dokumente:
- Kërkesë për Aplikim.
- Fotokopje e librezës personale të punës.
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
- Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
- Referenca nga punëdhënësit.
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).
Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e proçedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimi, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al