Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.8872, datë 29.3.2002 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar; të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e bankës së testeve për kualifikimin profesional:
Recepsion, Niveli II.
Kandidatët e interesuar për këtë shërbim duhet të plotësojnë këto kërkesa:
Kërkesa të përgjithshme
Të jenë shtetas shqiptarë.
Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
Kërkesa të veçanta:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme.
Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
Do të preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për vlerësimin përfundimtar të nxënësve në shkollat profesionale.
Paraqitja e dokumenteve
Kandidati duhet të paraqesë brënda datës 22 Maj 2015, ora 14:00 në Zyrën e Administratës së AKAFPK-së me adresë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr.37, Tiranë, këto dokumente:
Kërkesë për Aplikim.
Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
(Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit).
Të gjitha njoftimet e mëtejshme në lidhje me vazhdimin e proçedurave të konkurrimit për këtë shërbim, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të Agjencisë Kombëtare të Arsimi, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al