- Kandidatët për hartimin e Programeve Orientuese për Provimet Përfundimtare – TEORI profesionale e integruar, për drejtimet/profilet mësimore:
- “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, Niveli III (Drejtimi mësimor “Ekonomi-biznes”)
- “Agrobiznes”, Niveli III (Drejtimi mësimor “Ekonomi bujqësore”)
- “Teknologji e përpunimit të naftës”, Niveli II (Drejtimi mësimor “Teknologji kimike”)
- “Peshkim”, Niveli I
- “Teknologji automatizimi”, Niveli II (Drejtimi mësimor “Elektroteknikë”)
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushat përkatëse të drejtimeve/profileve të mësipërme;
- Të jenë ose të kenë qenë mësues të lëndëve teorike profesionale, që trajtohen në drejtimet/profilet mësimore të mësipërme;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimeve profesionale të sipërpërmendura, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh apo materialesh mësimore të fushave përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
- Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
- Kandidatët për hartimin e Programeve Orientuese për Provimet Përfundimtare – PRAKTIKË profesionale e integruar, për drejtimet/profilet mësimore:
- “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, Niveli III (Drejtimi mësimor “Ekonomi-biznes”)
- “Agrobiznes”, Niveli III (Drejtimi mësimor “Ekonomi bujqësore”)
- “Teknologji e përpunimit të naftës”, Niveli II (Drejtimi mësimor “Teknologji kimike”)
- “Peshkim”, Niveli I
- “Teknologji automatizimi”, Niveli II (Drejtimi mësimor “Elektroteknikë”)
- Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm, ose të lartë në fushat përkatëse të drejtimeve/profileve të mësipërme;
- Të jenë ose të kenë qenë mësues të praktikave profesionale, që trajtohen në drejtimet/ profilet mësimore të mësipërme;
- Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillimin e tyre profesional;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimeve profesionale të sipërpërmendura, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh apo materialesh mësimore të fushave përkatëse, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së mesme profesionale apo e Diplomës së shkollës së lartë.