KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË PËR RISHIKIMIN E PROGRAMEVE ORIENTUESE (VETËM PJESA E PRAKTIKËS PROFESIONALE TË INTEGRUAR) PËR PROVIMET PËRFUNDIMTARE NË DREJTIMET MËSIMORE TË MËPOSHTME, NIVELI I:
- Hoteleri-turizëm
- Shërbim mjetesh transporti
- Mekanikë
- Elektroteknikë
- Elektronikë
- Përpunim druri
- Ndërtim
- Tekstil-konfeksione
- Teknologji ushqimore
- Bujqësi
- Shërbime sociale dhe shëndetësore
- Ekonomi-biznes
- Teknologji informacioni dhe komunikimi
- Pyje
- Ekonomi bujqësore
Kandidatët për rishikimin e Programeve Orientuese për Provimet Përfundimtare, të Praktikës Profesionale të Integruar në drejtimet mësimore të mësipërme, Niveli I, duhet të plotësojnë këto kritere:
1.Kërkesa të përgjithshme:
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm, ose të lartë në fushat përkatëse;
- Të jenë ose të kenë qenë mësues të praktikës profesionale, që trajtohet në drejtimin mësimor përkatës, Niveli I;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
2. Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional apo hartimin e skeletkurrikulës përkatëse, apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të drejtimeve të mësipërme, apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
3.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së mesme profesionale (ose fotokopje e Diplomës universitare në se disponohet);
- Fotokopje të dokumentit/eve origjinale, që vërtetojnë kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 4 prill, 2016 ora 16.30.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet email-it për rezultatin e aplikimit të tyre.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www
.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497