AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 14 Prill 2016 PËR HARTIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2016-2017

  1. Home
  2. /
  3. Njoftime
  4. /
  5. Njoftim i datës 14…
AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE E KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOFTIMIN PËR HARTIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2016-2017 I. Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon: 1.Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Teknologji e përpunimit të materialeve të ndërtimit” Niveli II, të drejtimit mësimor “Teknologji kimike”. 2.Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Peshkim”, Niveli II, të drejtimit mësimor “Peshkim”. 3.Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Modelim” Niveli II, të drejtimit mësimor “Tekstil-konfeksion”.  II. Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulave:  2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e skeletkurrikulave:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
 Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 Prill 2016, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp-al.org; www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: teuta.braco@akafp.gov.al