AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, datë 25.04.2016

  1. Home
  2. /
  3. Veprimtari
  4. /
  5. Programi Kombëtar i Praktikave…
Më datë 25.04.2016 pranë Muzeut Historik Kombëtar u realizua thirrja e dytë e Programit të Praktikave të Punës. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Zoti Blendi Klosi dhe Ministri i Diasporës së Kosovës Zoti Valon Murati. Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e ish praktikantëve të cilët janë punësuar në institucionet shtetërore me kontratë të përkohshme. Takimi kishte në fokusin e tij kryesor  të rinjtë shqiptarë që jetojnë në diasporë, angazhimin e tyre në Praktikat e Punës së tyre pranë institucioneve shtetërore. Programi Kombëtar i Praktikave të Punës është vazhdimi i thirrjes së mëparshme të praktikantëve në periudhën  korrik-shtator 2015 dhe më pas punësimit të tyre me kontratë pranë institucioneve shtetërore. Risia këtë vit (Thirrja e Dytë e Programit të Praktikave të Punës) ishte se përveç të rinjve shqiptarë që jetojnë në Shqipëri janë të ftuar të aplikojnë edhe të rinjtë që jetojnë në diasporë. Këtë vit numri i të rinjve që mund të realizojnë praktikën do jetë më i madh, pasi përveç institucioneve të pushtetit qendror, përfshihen edhe institucionet e pushtetit vendor. Përpara pjesëmarrësve u lançua Programi Kombëtar i Praktikave të Punës dhe u krijua rrjeti i përbashkët edhe me të rinjtë e Kosovës. Të rinjtë që mund të aplikojnë këtu janë studentë që vazhdojnë studimet bachelor apo master, si dhe të sapo diplomuarit, mosha 21-26 vjeç. Në fund u nënshkrua një Plan i Përbashkët Pune nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi dhe Ministri i Diasporës së Kosovës Z. Valon Murati. Në këtë takim Institucioni jonë (AKAFPK) u përfaqësua me ish praktikantja e Programit Kombëtar të Punësimit, me Znj. Jona Halili aktualisht e punësuar  me kontratë pranë këtij institucioni.