Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e materialit mësimor për lëndën profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohet edhe programi sintetik përkatës i kësaj lënde).
- Lënda profesionale për të cilën do të hartohet materiali mësimor:
1.1. Për lëndën profesionale “Tregti”, kl.12 (108 orë), të profilit mësimor “Tregti”, Niveli III.
- Kërkesat për hartuesit e materialit mësimor:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 13 Tetor 2016, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email:
info.akafp@ akafp.gov.al
Ju lutem bashkelidhur gjeni
SHTOJCE