Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datat
17, 18 dhe 19 Janar 2017 , trajnimin e mësuesve të profilit “Recepsion” dhe “Kuzhinë” të Shkollave Profesionale të përfshira në projekt.
Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet përzgjedhja e një përkthyesi për të ofruar përkthimin konsekutiv Gjermanisht-Shqip dhe anasjelltas në datat 17,18 dhe 19 Janar 2017, nga ora 09.00 deri në orën 16.00 si dhe përkthimin e materialeve të ndryshme.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
-
Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Gjermane
-
Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
-
Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Gjermane
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
-
Kërkesë për Aplikim,
-
CV,
-
Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 12/01/2017 ora 16:30.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: info.akafp@akafp.gov.al