AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 30 janar 2017-kërkohen bshkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulave të profilit mësimor

AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE E KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR RISHIKIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2017-2018 Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon: Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Shёrbime bankare”, Niveli III. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Silvikulturё”, Niveli III. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së drejtimit mësimor “Gjeologji miniera” Niveli I. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulës së profilit mësimor “Mekanikë bujqësore” Niveli II. Kërkesat për bashkëpunëtorët e rishikimit të skeletkurrikulave: 2.1. Kërkesa të përgjithshme për rishikuesit e skeletkurrikulave: Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar; Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup; Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj; Të përdorin kompjuterin. 2.2. Kërkesa të veçanta për rishikuesit e skeletkurrikulave: Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës; Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave; Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës; 2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesë për Aplikim; CV; Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 03 Shkurt 2017, ora 14:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info.akafp@akafp.gov.al