Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datën 16
Mars 2017 , aktivitetin përmbylles së projektit ‘Skemat e Praktikës për Punësimin e të Rinjve në Shqipëri’’.
Në kuadër të këtij aktiviteti nevoitet përzgjedhja e një përkthyesi për të ofruar përkthimin e materialeve Anglisht-Shqip .
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze
- Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
- Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 24/02/2017 ora 14:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: Teuta.Braco@akafp.gov.al
Tiranë më 20 shkurt 2017