Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) në bashkëpunim me Institutin e Hamburgut për Arsim Profesional (HIBB), në kuadër të projektit “Skemat e praktikës për punësimin e të rinjve në Shqipëri” zhvillon në datën 16 Mars 2017 , aktivitetin përmbyllës të projektit.Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet përzgjedhja e një përkthyesi për të ofruar përkthimin simultant Anglisht-Shqip dhe anasjelltas në daten 16 Mars 2017, nga ora 09.30 deri në orën 14.00 si dhe përkthimin e materialeve të ndryshme.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze
- Të këtë experience në përkthime jo me pak se 3 vjet
- Të kuptojë, të flasë dhe interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.