Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK) me mbështetjen e Programit ERASMUS+ të Komisionit Evropian, në kuadër të projektit “EPALE NSS in Albania” 2017 – 2018, zhvillon aktivitetin prezantues të këtij projekti.
Strategjia e Komunikimit të këtij projekti do të jetë objekt prezantimi dhe diskutimi me gjithë përfshirjen e aktorëve në fushën e të nxënit të të rriturve në Shqipëri.
Ky aktivitet zhvillohet ditën e premte, 19 Maj 2017, nga 10:00- 13:00 pranë Xheko Imperial Hotel, Tiranë.
Këtij aktiviteti i nevojitet një përkthyes për të ofruar përkthimin simultan, Anglisht-Shqip dhe anasjelltas në datën 19 Maj 2017, nga ora 10:00- 13:00.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
-Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze.
-Të ketë experiencë në përkthime jo më pak se 3 vjet.
-Të kuptojë, të flasë dhe të interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 17/05/2017 ora 14:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës ose nëpërmjet adresës tonë të e-mailit.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email: info@akafp.gov.al