Për të mbështetur hartimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Markshejderi” Niveli II, të drejtimit mësimor “Gjeologji miniera”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Animim social”, Niveli II, të drejtimit mësimor “Shërbime sociale dhe shëndetsore”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulës së profilit “Mbrojtje e mjedisit pyjor”, Niveli III, të drejtimit mësimor “Pyje”.
- Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e skeletkurrikulave:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e skeletkurrikulave:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 31 maj 2017, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve akafp.gov.al.
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email:
info@akafp.gov.al