Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr.15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr.321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për Përzgjedhjen e Bashkëpunëtorë të Jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me hartimin e:
- Bankës së testeve për kualifikimet profesionale:
- “Gjeodezi”, Niveli III
- “Sigurime”, Niveli III
- “Zhvillim website”, Niveli III
- “Teknologji e përpunimit të qumështit”, Niveli II
- “Teknologji e përpunimit të brumërave”, Niveli II
- “Shërbime bankare”, Niveli III
- Të jenë shtetas shqiptarë
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar
- Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional
- Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale
- Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune si mësues ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimet profesionale të mësipërme
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
- Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).