Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 3 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet sintetike përkatëse të këtyre lëndëve).
- Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1.1. Për lëndën profesionale “Hapja dhe ndërtimi i punimeve speciale në gjeologji-miniera”, kl.13, (128 orë), të drejtimit mësimor “Gjeologji miniera”, Niveli III.
1.2. Per lëndën profesionale “Udhëtimi dhe turizmi”, kl.13, (160 orë) të profilit mësimor “Sipërmarrje e agjencisë turistike”, Niv.III.
1.3. Për lëndën profesionale “Teknologji muratimi dhe suvatimi”, kl.12, (68 orë), të profilit mësimor “Muratim dhe Suvatim”, Niveli II.
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 23 Maj 2018, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dorëzohet dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës ose dërgohet me e-mail në adresat e mëposhtme:.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email:
info@akafp.gov.al
shtojca