Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit së profilit mësimor “Shërbime xhenerike” Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Karpenteri, hekurkthim, betonim”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Teknologji e përpunimit të frutave dhe perimeve”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 25 Shtator 2018, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve:
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën:
info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë:
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 04 22 30 497