AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 25 Tetor 2018 – Kërkohen bashkëpunëtorë per hartimin e 9 programeve te kurseve te unifikuara te formimit profesional

Për të mbështetur hartimin e Programeve të kurseve të unifikuara të Formimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Shërbime në bar dhe restorant”.
  2. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Servis motori në automjetet e lehta”.
  3. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Servis elektroauto në automjetet e lehta”.
  4. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Riparime elektroshtëpiake”.
  5. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Mobilieri”.
  6. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Shërbime mikpritjeje hotelerie”.
  7. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime muratimi dhe suvatimi”.
  8. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime pllakashtrimi”.
  9. Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Estetikë”.
  1. Kërkesat për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara: 
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
  3. Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
  4. Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale 
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 01 Nëntor 2018, ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497