Për të mbështetur hartimin e Programeve të kurseve të unifikuara të Formimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Shërbime në bar dhe restorant”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Servis motori në automjetet e lehta”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Servis elektroauto në automjetet e lehta”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Riparime elektroshtëpiake”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Mobilieri”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Shërbime mikpritjeje hotelerie”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime muratimi dhe suvatimi”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Punime pllakashtrimi”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e Programit të Kursit të unifikuar të formimit profesional për “Estetikë”.
- Kërkesat për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në kurset e formimit profesional ose në arsimin e mesëm profesional;
- Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e programeve të kurseve të unifikuara:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në drejtimin përkatës ose shkollën e mesme profesionale në fushën përkatëse;
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave/programeve të kurseve;
- Të kenë përvojë si mësues/instruktor në drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë përvojë pune në profesionin përkatës
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të mesme profesionale
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 01 Nëntor 2018, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve:
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën:
info@akafp.gov.al ose dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497