Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 4 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në SHTOJCEN e mëposhtme tregohen edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve).
- Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
1.1. Për lëndën profesionale “Teknologji ndërtimi”, kl.10, (108 orë), të drejtimit mësimor “Gjeodezi”, Niv.I.
1.2. Per lëndën profesionale “Ekonomi e turizmit”, kl.13, (64 orë) të drejtimit mësimor “Hoteleri turizëm”, Niv.III.
1.3. Për lëndën profesionale “Shërbimet xhenerike në mjetet e transportit”, kl.12, (170 orë), të profilit mësimor “Shërbime xhenerike”, Niv.II.
1.4. Për lëndën profesionale “Parazitologji”, kl.13, (64 orë), të drejtimit mësimor “Veterinari”, Niv.III.
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialit mësimor:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 01 Nëntor 2018, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet dorazi në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës ose dërgohet me e-mail në adresat e mëposhtme: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497. Email:
info@akafp.gov.al
shtojca