Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), me porosi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe mbështetjes financiare të programit Erasmus+ të Komisionit Evropian, zhvillon aktivitetin promovues mbi praktikat më të mira në edukimin e të rriturve.
Ky aktivitet zhvillohet ditën e premte, 9 Nëntor 2018, nga 09:00 – 13:00
pranë Hotel “Xheko Imperial”, Tiranë
Në kuadër të këtij aktiviteti nevojitet një përkthyesi për të ofruar përkthimin simultan, Anglisht-Shqip dhe anasjelltas në datën 9 Nëntor 2018, nga 09:00- 13:00.
Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:
-Të ketë përfunduar arsimin e lartë për gjuhë të huaja – Përkthyes i Gjuhës Angleze.
-Të ketë eksperiencë në përkthime jo më pak se 3 vjet.
-Të kuptojë, të flasë dhe të interpretojë shkëlqyeshëm në gjuhën Angleze.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim,
- CV,
- Kopjen e Diplomës.
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet e mësipërm brenda datës 07.11.2018 ora 14:00.
Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit dhe fituesin do të gjenden në adresën e Internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës.
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email:
info@akafp.gov.al