AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR RISHIKIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2019-2020
- Për të mbështetur rishikimin e 8 Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit së profilit mësimor “Shërbime motorike” Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Punime dhe riparim rrugësh”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Ndërtim”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Teknologji e përpunimit të mishit dhe peshkut”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Shfrytëzim pyjesh”, Niveli III i AP, të drejtimit mësimor “Pyje”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Konstruksione metalike”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Mekanikë”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Mirëmbajtje dhe riparime mekanike”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Mekanikë”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Mobileri dhe tapiceri”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Përpunim druri”.
- Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”, Niveli III i AP.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 13 Shkurt 2019, ora 16:00.