Për të mbështetur hartimin e 2 Skeletkurrikulave të reja të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Shërbime kujdesi për kafshë”, Niv.II i AP, në drejtimin mësimor “Bujqësi”.
- Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Teknologjia e përunimit të metaleve”, Niv.II i AP, në drejtimin mësimor “Mekanikë”.
- Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale