Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “punonjës mirëmbajtjeje” (mirëmbajtje asetesh) me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).
Kriteret:
Kandidatët “Punonjës mirëmbajtjeje”, propozohet të plotësojnë këto kritere :
Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
Të ketë përvojë pune;
Të ketë aftësi të mira komunikuese;
Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së-Tiranë, me postë, dosjen me këto dokumente:
Kërkesë me shkrim;
Jetëshkrim (CV)
Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi
Mosparaqitja e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15.02.2019, ora 14:00.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@akafp.gov.al
Tirane me 11 Shkurt 2019