AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE SHPALL NJOTIMIN PËR RISHIKIMIN E SKELETKURRIKULAVE TË ARSIMIT PROFESIONAL PËR VITIN SHKOLLOR 2019-2020
- Për të mbështetur rishikimin e 8 Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
1. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të drejtimit mësimor “Teknologji ushqimore”, Niveli III i AP.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 22 Shkurt 2019, ora 14:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al.
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën:
info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë:
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 04 22 30 497