AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 30 Prill 2019- Kerkohen bashkepunetore ne hartimin e moduleve me zgjedhje te arsimit profesional

Për të mbështetur hartimin e 2 Moduleve me zgjedhje në Arsimin Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e Modulit me zgjedhje të detyruar “Shkëputja e tensionit të lartë në automjetet elektrike” (68 orë mësimore), në kl.12, për të gjitha profilet e Niv. II të AP në drejtimin mësimor “Shërbime mjetesh transporti”.
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e Modulit me zgjedhje të detyruar “Marketingu dixhital” (54 orë mësimore), në kl.12, për të gjitha profilet e Niv. II dhe Niv.III të AP, në drejtimet mësimore “Teknologji informimi dhe komunikimi”, “Hoteleri turizëm” dhe “Ekonomi biznes”.
  1. Kërkesat për hartuesit e Moduleve me zgjedhje:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nëse sillet dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 07 Maj 2019, ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 04 22 30 497