AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 2 Maj – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e materialeve mësimore në mbështetje të lëndëve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional

Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 3 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve). 
  1. Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
  • Për lëndën profesionale “Riprodhimi i kafshëve”, kl.12, (72 orë), të drejtimit mësimor “Veterinari”, Niveli III i AP.
  • Për lëndën profesionale “Fidanishte pyjore” kl. 10 (72 orë) nga drejtimi mësimor “Pyje”, Niveli I i AP.
  • Për lëndën profesionale “Ekonomia e ndërmarrjes”, kl.12, (72 orë), të profilit mësimor “Llogari”, Niveli III i AP.
  1. Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialialeve mësimor:
  1. Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
  2. Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  4. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  5. Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialeve mësimore:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
  3. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim;
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 09 maj 2019 ora 16:00. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë. Tel. 4 22 30 497 Email: info@ akafp.gov.al SHTOJCE