Për të mbështetur zbatimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon të angazhojë bashkëpunëtorë për hartimin e 3 materialeve mësimore për lëndët profesionale të mëposhtme (në shtojcën e mëposhtme tregohen edhe programet e përgjithshme përkatëse të këtyre lëndëve).
- Lëndët profesionale për të cilat do të hartohen materialet mësimore:
- Për lëndën profesionale “Riprodhimi i kafshëve”, kl.12, (72 orë), të drejtimit mësimor “Veterinari”, Niveli III i AP.
- Për lëndën profesionale “Fidanishte pyjore” kl. 10 (72 orë) nga drejtimi mësimor “Pyje”, Niveli I i AP.
- Për lëndën profesionale “Ekonomia e ndërmarrjes”, kl.12, (72 orë), të profilit mësimor “Llogari”, Niveli III i AP.
- Kërkesat për hartuesit e materialeve mësimore:
2.1. Kërkesa të përgjithshme për hartuesit e materialialeve mësimor:
- Të kenë përvojë si mësues në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
2.2. Kërkesa të veçanta për hartuesit e materialeve mësimore:
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë përvojë në hartimin e materialeve mësimore dhe/ose teksteve shkollore;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët profesionale të fushës/drejtimit përkatës;
2.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Kërkesë për Aplikim;
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë
Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 09 maj 2019 ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve
www.akafp.gov.al
Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën:
info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë:
Rruga “Naim Frashëri”, Nr. 37, Tiranë.
Tel. 4 22 30 497
Email:
info@ akafp.gov.al
SHTOJCE