Bazuar në njoftimin e AKAFPK-së së datës 2 Maj 2019 “Kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të materialeve mësimore në mbështetje të lëndeve mësimore të skeletkurrikulave të arsimit profesional”, komisioni bëri vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e dosjeve, si bashkëpunëtorë të jashtëm dhe vendosi të shpallë fitues:
Për hartimin e materialit mësimor për lëndën profesionale “Riprodhimi i kafshëve”, kl.12, (72 orë), të drejtimit mësimor “Veterinari”, Niveli III i AP.
1. Suela Zylaj
2. Veronika Baboci
Për hartimin e materialit mësimor për lëndën profesionale “Fidanishte pyjore” kl. 10 (72 orë) nga drejtimi mësimor “Pyje”, Niveli I i AP.
1. Gjon Fierza
Për hartimin e materialit mësimor për lëndën profesionale “Ekonomia e ndërmarrjes”, kl.12, (72 orë), të profilit mësimor “Llogari”, Niveli III i AP.
1. Valbona Xibraku