Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Kodit Civil neni 659 e vijues; të Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë; të Ligjit nr. 15/2017, datë 16.2.2017 “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, të VKM nr. 321, datë 21.04.2011 “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve”; të Rregullores së Brendshme për përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Hartimin e bankës së testeve për kualifikimin profesional;
- Elektronikë Niveli III
- Përpunim druri Niveli III
- Ndërtim Niveli III
- Të jenë shtetas shqiptarë.
- Të kenë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të përmbushin kërkesat ligjore për nivelin arsimor dhe të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional.
- Të jenë në kushte shëndetësore të mira për të kryer detyrat përkatëse.
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë në fushën përkatëse profesionale.
- Të ketë jo më pak se pesë vite eksperiencë pune në fushën përkatëse, ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së për kualifikimin profesional të mësipërm.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup.
- Kërkesë për Aplikim.
- CV
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë.
- Fotokopje e dokumentit origjinal, që vërteton kryerjen e kualifikimeve, trajnimeve dhe specializimeve të ndryshme (në se disponohen).