Për të mbështetur rishikimin e Skeletkurrikulave të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
1.Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit së profilit mësimor “Sigurime” Niveli III i AP, të drejtimit mësimor “Ekonomi biznes”.
2. Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Frutikulturë”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Bujqësi”.
3.Bashkëpunëtorë për rishikimin e skeletkurrikulit të profilit mësimor “Teknologji e përpunimit të naftës”, Niveli II i AP, të drejtimit mësimor “Teknologji Kimike”.
- Kërkesat për bashkëpunëtorët për rishikimin e skeletkurrikulave:
- Të kenë përvojë si mësues/instruktorë në arsimin e mesëm parauniversitar ose universitar;
- Të kenë përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
- Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
- Të përdorin kompjuterin.
- Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
- Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
- Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
- Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
- Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
- CV;
- Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
- Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 4 Tetor 2019, ora 12:00.