Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës “Arkivist/Protokollist” me kontratë me afat të caktuar dhe kohë të pjesshme (6 ore/ditë).
 Kriteret:
				- Kandidatët “Arkivist/Protokollist”, propozohet të plotësojnë këto kritere :
 
- Të ketë mbaruar arsimin e lartw,
 - Te zotwrojw diplomw tw nivelit Bachelor nw shkenca Ekonomike ose Shoqwrore
 - Të ketë përvojë pune;
 - Të ketë aftësi të mira komunikuese;
 - Të jetë shtetas shqiptar;
 - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
 - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
 - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
 - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
 - Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore, që nuk është shuar sipas ligjit;
 
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë AKAFPK-së-Tiranë, dosjen me këto dokumente:
 
- Kërkesë me shkrim;
 - Jetëshkrim (CV)
 - Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
 - Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
 - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar);
 - Vërtetim të gjendjes shëndetësore (Raport mjekësor për aftësitë në punë);
 - Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
 - Reference nga punëdhënësi i fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
 
- Dëshmi penaliteti ose formular vetëdeklarimi