Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me:
Bazuar në njoftimin e AKAFPK-së te dates 27 Mars 2020 – KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PËRSHKRIMEVE TË KUALIFIKIMEVE PROFESIONALe “Gjeologji/Miniera”, niveli II në KSHK, (rishikim), komisioni bëri vlerësimin e kandidatëve që konkurruan mbi bazën e dosjeve, si specialistë të jashtëm me kontratë dhe vendosi të shtyje konkurrimin ne nje njoftim te dyte, per shkak te gjendjes se fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë, shkaktuar nga COVID-19.
Konkurrimi do te shpallet ne nje njoftim te dyte te mevonshem.