AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i datës 20 Maj 2020 – Kërkohen bashkëpunëtorë për hartimin e një skeletkurrikuli të ri të Arsimit Profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: Për të mbështetur hartimin e 1 Skeletkurrikuli të ri të Arsimit Profesional, Agjencia Kombëtare e AFPK kërkon:
  1. Bashkëpunëtorë për hartimin e skeletkurrikulit të ri të profilit mësimor “Teknikë peshkimi”, Niv.II i AP (Niv.III i KSHK), në drejtimin mësimor “Detari”.
  1. Kërkesat për hartuesit e skeletkurrikulit:
1.1. Kërkesa të përgjithshme për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë përvojë më shumë se 3 vjet si mësues/instruktorë në arsimin parauniversitar ose universitar dhe/ose përvojë pune në fushën/drejtimin/profilin përkatës;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorin kompjuterin.
1.2. Kërkesa të veçanta për bashkëpunëtorët:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e lartë në fushën/drejtimin përkatës;
  2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm profesional dhe përvojë pune si instruktorë praktike në fushën/drejtimin/profilin përkatës
  3. Të kenë përvojë në hartimin e kurrikulave;
  4. Të kenë përvojë si mësimdhënës në lëndët/modulet profesionale të fushës/drejtimit/profilit përkatës;
1.3. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim (e firmosur nga kandidati, nese e sjell dorazi);
  2. CV;
  3. Fotokopje e Diplomës së shkollës së lartë ose të shkollës së mesme profesionale
  4. Kopje të dokumentacionit që vërteton përvojën si mësues dhe/ose në punë, në fushën/drejtimin/profilin përkatës
 
  1. Kohëzgjatja
Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues për hartimin skeletkurrikulit të ri do të jetë për periudhën: Maj- Korrik
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 27 Maj 2020, ora 16:00.
Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve: www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dërgohet me e-mail në adresën: info@akafp.gov.al ose dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës, në adresën e Agjencisë: Rruga: Mustafa Lleshi, Godina e Thesarit, Kati i tretë , Tiranë Tel. 04 22 37087