AGJENCIA KOMBËTARE E ARSIMIT, FORMIMIT PROFESIONAL DHE KUALIFIKIMEVE

[ivory-search id=”1574″ title=”test”]

Njoftim i dates 26 Maj 2020 – kërkohen bashkëpunëtorë në fushën e hartimit të përshkrimit të kualifikimit profesional

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve (AKAFPK), në mbështetje të Ligjit nr.7850, datë 29.07.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, nenet 659, 850 – 876, Ligjit nr.69, datë 21.06.2012, “Për Sistemin Arsimor Para universitar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Ligjit nr. 15/2017, datë 16.02.2017 “Për  Arsimin dhe Formimin Profesional në Republikën e Shqipërisë”, Ligji nr.9380, datë 28.04.2005 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të”, i ndryshuar, Ligjit nr. 9367, datë 07.04.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, VKM nr. 673 datë 16.10.2019 “Për organizimin dhe funksionimin e AKAFPK-së”, Rregullorja e brendshme e AKAFPK-së me nr. 33 dt.15.01.2020, “Për përzgjedhjen dhe shpërblimin e specialistëve të jashtëm me kontratë për realizimin e veprimtarive zhvillimore në fushën e AFP-së”, shpall konkurrimin për bashkëpunëtorë lidhur me: KËRKOHEN BASHKËPUNËTORË NË FUSHËN E HARTIMIT TË PËRSHKRIMEVE TË KUALIFIKIMEVE PROFESIONALE:
  1. “Gjeologji/Miniera”, niveli  II në KSHK, (rishikim) 
Kandidatët për hartimin e përshkrimit  të kualifikimit profesional  “Gjeologji/miniera” niveli II në KSHK duhet të plotësojnë respektivisht këto kritere:
  1. Kërkesa të përgjithshme:
  1. Të kenë përvojë pune në fushën përkatëse ose në mësimdhënie në këtë fushë;
  2. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
  3. Të kenë aftësi për të përdorur literaturë në gjuhë të huaj;
  4. Të përdorë kompjuterin.
  1. Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga biznesi:
  1. Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në fushën profesionale përkatëse apo në mësimdhënie;
  2. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë dhe të ketë kualifikime në fushën përkatëse;
  3. Të njohin metodologjinë e hartimit të përshkrimeve të kualifikimeve profesionale;
  4. Të kenë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme trajnuese për zhvillim e tyre profesional.
  1. Kërkesa të veçanta për hartuesit e përshkrimeve të kualifikimeve profesionale, ekspertë nga ofruesit:
  1. Të kenë mbaruar arsimin e mesëm ose të lartë në fushën e përkatëse;
  2. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme të fushës përkatëse të kualifikimit profesional;
  3. Të ketë eksperiencë pune si mësues/instruktorë praktikash profesionale ose si bashkëpunëtor i AKAFPK-së.
  • Preferohen ata kandidatë, të cilët janë trajnuar për përmbajtjen e kualifikimit profesional të sipërpërmendur apo për vlerësimin përfundimtar të nxënësve të shkollave profesionale, si edhe ata që janë autorë tekstesh mësimore të fushës profesionale përkatëse apo kanë qenë bashkëpunëtorë të AKAFPK-së.
  1. Kandidatët duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
  1. Kërkesë për Aplikim.
  2. CV
  3. Fotokopje e Diplomës/Certifikatës që dëshmon kualifikimin në fushën përkatëse profesionale.
  4. Dokument vërtetues për eksperiencën në punë (fotokopjo e librezës së punës ose vërtetim)
  1. Kohëzgjatja:
Angazhimi i bashkëpunëtorëve fitues për hartimin e pershkrimit te kualifikimit profesional do të jëtë për periudhën: Qershor-Korrik Kandidatët duhet të paraqesin dokumentet brenda datës 01.06.2020, ora 16.30 Aplikuesit do të vlerësohen në bazë të dokumentacionit të dorëzuar në AKAFPK, në përputhje me kërkesat e këtij njoftimi dhe do të njoftohen brenda 5 ditësh (kalendarike) nëpërmjet e-mail-it për rezultatin e aplikimit të tyre. Të gjitha njoftimet lidhur me procedurat e aplikimit do të gjenden në adresën e internetit të Agjencisë Kombëtare të Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve www.akafp.gov.al. Dokumentacioni dorëzohet në AKAFPK, pranë zyrës së Administratës. Rruga “Mustafa Lleshi”, Godina e Thesarit, Kati i tretë, Tiranë Email: info@akafp.gov.al.